Banesa e familjes shqiptare shkrumbohet nga flakët, humb jetën 7-vjeçarja
Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, në Servigliano, në provincën e Fermos. Një vajzë 7vjeçare ka humbur jetën pasi shtëpia ku ajo banonte është përfshirë nga flakë.

Nëna e viktimës pasi u zgjua nga era e rëndë e tymit, nxorri me shpejtësi vajzën e vogël, e teksa u kthye që të marrë 7 vjeçaren, ishte e pamundur pasi flakët përparuan me shpejtësi duke shkrumbuar banesën.

Ndërkohë babai mbërriti kur tragjedia kishte ndodhur tashmë. Nëna dhe vajza më e vogël, 6 vjeç, të cilët kishin arritur të shpëtonin, u shpëtuan në vend dhe u transferuan më pas në spitalin në Fermo.

Vetëm zjarrfikësit, të cilët mbërritën me tre mjete, arritën të arrinin tek vajza e bllokuar në shtëpi dhe ta nxirrnin jashtë, të cilët nuk ishin në gjendje ta shpëtoniin pasi ajo vdiq e asfiksuar nga tymi.

Familja, me origjinë nga Kosova, ishte transferuar në Servigliano në shtator.

Në shtëpi vajza jetonte me motrën e saj më të vogël të lindur në vitin 2015, babanë e saj, një punëtor 40 vjeç në një kompani ndërtimi dhe nënën e saj, një shtëpiake pak më e re se burri i saj.
Shtuar më 09/01/2020, ora 20:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori