Tragjedi në Elbasan, aksidenti i merr jetën një 11-vjeçarje
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan-Cërrik.

Policia bën me dije se një vajzë vetëm 11-vjeçare ka gjetur vdekjen.

Nga raportimet e para mësohet se në automjet po udhëtonin katër vetë. Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë është aksidentuar.

Ai drejtohej nga shtetasi A.H. 54 vjeç banues në Sarandë.

Gjithashtu, janë plagosur edhe A.Sh. dhe K.Sh. të afërm me viktimën.

Policia është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2017, ora 08:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori