Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në
Durrës.
Një shtetas është
gjetur i vdekur pasi ka qëlluar veten e tij me armë
zjarri duke
gjetur vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.11.2020, në orën 18:05, në lagjen nr.16,
Durrës, është
gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë
zjarri (pistoletë), shtetasi S. A., rreth 35 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 18:40