Supersfida e mbrëmjes, formacionet e mundshme: Barcelona-Inter në “luftë” për një vend në 1/16

Barcelona-Inter do të luhet sot në mbrëmje, në orën 21:00 dhe stadiumi “Camp Nou” do të jetë i mbushur në maksimum.

Sfida tashmë dihet që do të jetë intensive dhe emocionuese, ku spanjollët vijnë nga një humbje ndaj zikaltërve në Milano. Ndeshja e parë ishte me polemika, ku Xavi dhe drejtuesit u kthyen kundër gjyqtarit pasi nuk u akordua një penallti.

Sot, do të jetë gjithashtu një ndeshje e vështirë për t’u drejtuar nga arbitri kryesor polak, pasi gjakrat janë ende të nxehtë.

Të dyja ekipet vijnë pothuajse me një numër lojtarësh të njëjtë të cilët do të mungojnë ditën e sotme./ h.ll/albeu.com

Formacionet e mundshme:


Shtuar 12.10.2022 08:19