Tragjedi në autostradën zvicerane, i riu shqiptar tregon tmerrin nga shtrati i spitalit
Një dramë e vërtetë ka ndodhur në
autostradën zvicerane A1 në afërsi të Rothristit AG!
Një
taksi e drejtuar nga një shofere 74 vjeçare, ka dalë jashtë kontrollit duke u përplasur me mbrojtëset anësore të autostradës.
Në këtë
taksi si pasagjer ishte një 21 vjeçar shqiptar, Armend Kameri i cili ka shpëtuar mrekullisht, ndërsa shoferja nuk ka mundur ti mbijetoi aksidentit.
Mediat gjermane shkruajne se shqiptari Armend Kameri ndodhet ne shtratin e spitalit, por per fat mundet ende qe te buzeqeshe.
“Nuk është ndonjë çudi, unë jam ende gjallë”, ka thene punëtori i i picerisë për “Blick”.
“
Doja të shkoja në stacionin e trenit në Olten dhe pastaj të vazhdoja me tren për në aeroportin e
Cyrihut.
Doja të shkoj në vendlindje për një udhëtim të shkurtër”- tregon ai.
Ai tregon se gjithcka shkoi mirë deri në
autostradën A1 në drejtim të
Cyrihut, pak para daljes Rothrist, ku
ndodhi edhe aksidenti.
I riu tregon se në këtë moment ndjeu qe makina Mercedes lëvizi majtas-djathas pa e kuptuar përse. Më pas erdhi perplasja e forte me anesoret e rruges.
“Makina u rrotullua dhe u ndal, duke qendruar ne ane. E gjitha
ndodhi shumë shpejt”- thote ai, duke shtuar se taksisten e pa te shtrire pertoke pa shenja jete. “Kishte lëndime serioze në kokë”- thote ai. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2018,
ora 08:19