Tragjedi në Rrogozhinë, 26-vjeçari vret veten me armë zjarri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë të mërkurrën e 8 Marsit pasi një i ri është vetëvrarë më armë zjarri.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur para banesës në lagjen numër 2 të qytetit, 26-vjeçari I.Xh. është vetëvrarë me armë zjarri.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automatiku, model 56, një krehër me 16 fishekë, një gëzhojë e një çantë me 45 fishekë, model 56.

Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë./albeu.com/
Shtuar më 09/03/2017, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori