Tragjedi e vërtetë! Shkrumbohet avioni me të paktën 20 studentë të vdekur (VIDEO)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Ukranë, ku një avion është rrëzuar duke vrarë të paktën 20 persona.

Avioni ushtarak Antonov AN-26 u rrëzua pranë qytetit Chugheev në rajonin Kharkiv të Ukrainës sot, raportojnë mediat lokale.

Raportohet se avioni u rrëzua pranë një rruge gjatë një fluturimi stërvitor. Dy pasagjerë të tjerë mbijetuan por janë plagosur rëndë. Autoritetet tani po kërkojnë të paktën edhe një të mbijetuar.

Policia ukrainase po heton informacionin në lidhje me rrëzimin e avionit në rajonin më të madh të Kharkiv.

Mesohet se avioni mbante studentë nga Universiteti i Forcave Ajrore Kharkiv, një strukturë trajnimi ushtarake.
Shtuar më 25/09/2020, ora 22:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori