Tragjedi e dyfishtë në Elbasan, 44 vjeçari gjen vdekjen kur sheh xhaxhain e pajetë
Një familje është tronditur pas një tragjedie të dyfishtë sot në Elbasan.

Teksa kanë qenë duke bërë përgatitjet për vdekjen natyrale të 51-vjecarit R.Osmani menaxher në dyqan në dyqanin e tregtimit të pajisjeve për furra e pastiçeri, papritur ka gjetur vdekjen edhe nipi i Osmanit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katundi i Ri, Elbasan dhe Astrit Osmani, 44 vjeç gjithashtu banues në Elbasan ka gjetur vdekjen pasi ka shkuar dhe ka parë trupin e pajetë të xhaxhait.

Vdekja e 44-vjeçarit ka ndodhur në gjendje shoku, pasi ka parë kufomën e xhaxhait, ndërkohë që ai vuante edhe nga zemra.

Lidhur me të dyja rastet, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim, ku për të dyja rastet dyshohet për vdekje natyrale. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori