Tragjedi ajrore në Ohër: Rrëzohet aeroplani, vdesin katër persona
Albeu.com
Katër persona kanë vdekur kur aeroplani me të cilin udhëtonin është rrëzuar në fshatin Leskoec. Ngjarja ndodhi rreth orës 12 e 40 minuta.Avioni, i njëjti të cilin ALSAT e filmoi disa ditë më parë, ka fluturuar shumë poshtë, ndoshta për ndonjë manovër fluturimi, e madje është përplasur mbi një makinë të tipit Fiqo. Nuk dihen ende zyrtarisht motivet e incidentit, por dëshmitarët flasin se aeroplani ka fluturuar shumë ulët, dhe është ndjerë puna jo e rregullt e motorëve. Ai është rrëzuar në përpjekje për t'iu shmangur tragjedisë më të madhe, pasi poshtë tij, kishte një turmë njerëzish prej rreth 1000 vetë, të cilët merrnin pjesë në festën e Shën Marisë. Sipas të dhënave paraprake, aeroplani ishte nisur nga Shkupi dhe në të udhëtonin 4 persona, 2 prej të cilëve fëmijë. Mjeti fluturues drejtohej nga piloti Sllavço Gjorgjiev, të cilin pak ditë më parë, ALSAT e intervistoi si instruktor në aeroportin e Petrovecit, ku trajnonte edhe pilotin më të ri, 17 vjeçarin Adem Limani. Aeroplani i cili u rrëzua sot, ishte i tipit Cesna 172 me shenjë fluturimi Z-3 DCV. Aksidenti u konfirmua edhe nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që ende nuk ka detaje të sakta të saj.
Shtuar më 29/08/2008, ora 00:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori