Tragjedi! 33 vjeçari gjeti vdekjen në minierë, aty i vdiq edhe nëna 10 vite më parë
Vdekja e një 33 vjeçari në një minierat e kromit në rajonin e Bulqizës thellon tragjedinë në familjen Rushiti.

33 vjeçari Rruzhdi Rushiti u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në thellësitë e minierës në Selishtë të Dibrës nga ana e grupit avari- shpëtimit.

Bashkë me të gjetën vdekjen edhe inxhinieri Ismail Hoxha, 62 vjeç dhe minatori tjetër, Fatos Çesku, 55 vjeç. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.

Kjo është tragjedia e dytë në familjen Rushit në harkun e një dekade.

Në vitin 2010, Marjana Rushiti, e ëma e 33 vjeçarit, gjeti vdekjen po në minierën e krimit.

Ajo u plagos fillimisht nga një fadromë për heqjen e stoqeve të mineralit, ndërsa gruaja u zu poshtë, shkruan panorama.

Ajo u dërgua me helikopter për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, por nuk arriti të mbijetonte. Marjana Rushiti e punësuar në një firmë private po merrej me stoqet e kromit në momentin e aksidentit.
Shtuar më 29/10/2020, ora 18:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori