Trageti në flakë, mes 11 viktimave identifikohet një 15 vjeçare shqiptare
Një 15 vjeçare shqiptare me leje qëndrimi në Gjermani, është një prej viktimave të identifikuar të “Norman Atlantic”. Racha Charif është emri i shqiptares, e cila është mes 11 viktimave.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është një vajzë e moshës 15 vjeçare, me leje qëndrimi gjermane. Trupi i saj ishte i fundit i identifikuar nga tetë trupat që ndodhen në institutin e mjekësisë ligjore në Poliklinikën e Barit.

Shtatë trupa të tjerë të identifikuar janë ata të dy autotransportuesve italianë, Michele Liccardo, 32 vjeç dhe Giovanni Rinaldi, 34 vjeç, prifti gjeorgjian 27 vjeçar Omar Kartozia, gruaja turke Havise Savas, grekët Sasentis Nikolaus Paraschis dhe Kostantinos Koufopuolos, dhe një grua gjermane Afroditi Muller. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori