Trageti "i ngecur" në ujërat greke prej 1 muaji, shtohen të infektuarit me me Covid-19
Ka shkuar në 122 persona numri i të infektuarëve në tragetin “Elfterios Venizelos”, i cili që prej më shumë se 14 ditësh ndodhet në
portin e Pireut, Greqi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë,
trageti grek ka më shumë se 1 muaj që lundron mes Greqisë Turqisë dhe Spanjës, pasi në asnjë prej këtyre porteve nuk ka mundur të zbarkojë 382 pasagjerët që ka në bord.
Me 38 grekë ekuipazh,
trageti u nis për në Cesme të Turqisë, ku mori edhe 344 punonjës nga 12 vende të ndryshme të botës, me destinacion Barcelonën, ku do të përdorej si hotel për punonjësit e një kompanie turke, e cila po ndërton në
portin spanjoll një anije krocere shkruan tch.
Sapo
trageti ka mbërritur në
portin e Barcelonës, autoritetet spanjolle njoftuan se duhet të kthehej në vendin nga ishte nisur, pasi portet spanjolle janë të mbyllura, masë kjo e marrë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Pak ditë më vonë,
trageti u kthye ne Pire, por pas të gjithë tentativave të ambasadave të vende të huaja, prej nga ku janë dhe anëtarët e
ekuipazhit për të riatdhesuar u vendos që
trageti të mbahej në karantinë 14-ditore.
Një ditë më parë, ministria greke e Shëndetësisë ka njoftuar se në bordin e tragetit janë zbuluar dhe verifikuar 20 të infektuar,
ndërsa pak pas mesditës të së enjtes (2 prill) kanë dalë testet e
ekuipazhit me 122 të infektuar.
Situata komplikohet pasi me gjithë izolimin e të infektuarëve, duket se situata do të rëndohet pasi anija ka përdorur sistemin e kondicionimit për të mbajtur ngrohtë ekuipazhin, çka me gjasa ka përhapur kudo virusin vdekjeprurës.
Gjatë orëve të ardhshme, pritet dërgimi i pjesës së mbetur të
ekuipazhit në një prej hoteleve të caktuara si karantinë,
ndërsa po tentohet dhënia e ndihmës mjekësore brenda tragetit për të infektuarit.
Shtuar më 02/04/2020,
ora 14:54