Trafiqe armësh, Policia arreston dy persona në Durrës
2 persona janë arrestuar gjatë kësaj të premteje nga Policia e Durrësit.

Shtetasi Artur Polovina, 47 vjeç dhe Barjam Hoxha 60 vjeç, kanë rënë në prangat e uniformave blu pasi bënin aktivitet kriminal të trafikimitarmëvezjarrit dhe municionit luftarak jashtë vendit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Njoftimi

Në vijim të punës për mbajtjen e situatës kriminale nën kontroll, parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, të armëvezjarrit dhe lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të informacioneve disamujore të ndjekura me metoda speciale të hetimit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë goditur një rast të trafikimitarmëvezjarrit dhe municionit luftarak.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Artur Polovina, 47 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”;

Barjam Hoxha, 60 vjeç, banues në fshatin Magjat, Kuçovë, i dënuar më parë për falsifikim.

Arrestimi i tyre u bë pas një pune disamujore me metoda speciale të hetimit, ku si rezultat u dokumentua aktiviteti i tyre kriminal i trafikimitarmëvezjarrit dhe municionit luftarak jashtë vendit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Në cilësinë e provës materiale shërbimet e Policisë sekuestruan 2 armë zjarri (mitraloz dhe kallashnikov), 822 fishekë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 2 mjete në pronësi të shtetasve B. H. dhe A. P., si dhe 3 aparate celular, të cilët këta shtetas i kishin në përdorim.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municioneve” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Shtuar më 06/11/2020, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori