Trafikuan 2.5 ton drogë drejt Italisë para dy viteve, gjykata lë në burg dhe punonjësit e doganës
Për grupin që trafikoi 2.5 ton drogë në Itali dy vite më parë Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi vendimin.

Apeli la në fuqi edhe dënimin me nga 2 vite burg për punonjësit e doganës, Gëzim Dervishi, Agron Kapllani dhe Milahil Hila, për këtë të fundit u vendos pezullimi i dënimit të mbetur duke kaluar shërbim prove.

Në fuqi u la edhe dënimi për trafikantët me 15 vite për Euron Hotin dhe 13 për Malton Lleshajn. Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë u la në fuqi dënimi me 2 vite. /albeu.com/


Shtuar më 15/05/2019, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori