Trafikuan 18 shqiptarë, burg dy britanikëve
Dy britanikët që në muajin Maj, trafikuan 18 emigrantë shqiptarë në Britani të Madhe janë dënuar në total me 9 vite burg.

“Independent“ raporton se vendimi u dha këtë të premte. Ata u kapën në flagrancë, teksa gomonia që transportonte shqiptarët po mbytej rreth 1 milje nga brigjet britanike.

Dy britanikët janë 33-vjeçari Robert Stiwell, një ish¬kampion i xhudos, i cili u dënua me 4 vite e 4 muaj burg dhe 35¬vjeçari Mark Stribling, i cili u dënua me 4 vite e 8 muaj burg. Sipas mediave britanike, dy trafikantët kishin marrë 5 mijë stërlina për çdo emigrant shqiptar./Albeu.com/

Shtuar më 29/07/2016, ora 19:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori