Trafiku i organeve, serbi akuzon rende Berishen
Albeu.com
Prokurori serb për krimet e luftës Vukcevic akuzoi sot drejtëpërdrejtë kryeministrin shqiptar Berisha se nën influencën e Ramush Haradinjat ”ka urdhëruar shërbimet sekrete për të shkatërruar dokumentet mbi trafikun e organeve të ish ushtarëve serbë”.Deklarata e Vukcevic u bë dy ditë pas vizitës që ai zhvilloi në Tiranë dhe kryeprokurorja shqiptare, Ina Rama refuzoi të nisë hetimet mbi dyshimet për rrëmbimin e serbëve të Kosovës dhe dërgimin e tyre në veri të Shqipërisë ku, sipas serbëve, në një klinikë të improvizuar u hiqnin organet dhe më pas i trafikonin.

Agjencia e lajmeve serbe Beta raporton se Vukvevic ka thënë për median serbe se kryeministri Berisha “urdhëroi shërbimet sekrete për të shkatërruar dokumentet mbi serbët e Kosovës, transportimin e tyre në Shqipëri dhe më pas trafikun e organeve.”

Vukcevic shkon më tej duke deklaruar se kryeministri Berisha kishte marrë këtë urdhër nën presionin e ish-kryeministri
Ramush Haradinaj, ish komandant i UCK-së.

Që kur Tirana refuzoi të hapë hetime në këtë cështje, prokurori i krimeve të rënda shtoi se Serbia do të dërgojë cështjen në këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në Këshillin e Europës.
“Bota duhet të dijë se cfarë ndodhi në veri të Shqipërisë “ theksoi Vukcevic për median serbe.

“Ne kemi arritur në një konkluzion se politika luajti një rol shumë sinjifikativ në fshehjen e krimeve që u bënë kundër serbëve dhe jo shqiptarëve në Kosovë. Libri i Karla Del Pontes është padyshim një dëshmi e pakëndshme për Shqipërinë”

Vukcevic tha gjithashtu se rreth 300 persona janë rrëmbyer dhe dërguar në Shqipëri, nëkëtë mënyrë dhe ka informacion mbi disa varre masive të mundshme, por kjo është një cështje që duhet hetuar nga Shqipëria ose nga institucionet ndërkombëtare.

Prokuroria e Përgjithshme shqiptare refuzoi kërkesën e Serbisë për të hetuar pretendimet e ngritura në librin “Gjuetia” të ish-kryeprokurores së Hagës, Karla del Ponte. Në librin e saj Del Ponte flet për ekzistencën e një klinike në Gurrë të rrethit të Matit
anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës grumbullonin ushtarë serbë dhe u hiqnin organet për transplant. Gjatë takimit

Prokuroria e Përgjithshme bëri prezente rezultatet e një procesi inspektimi dhe verifikimi të përbashkët (të kryera që në vitin 2005) që kanë zhvilluar hetues të ardhur nga Haga dhe prokurorë të rrethit të Matit, në disa ambiente në zonën e Burrelit. Ku në përfundim të këtij procesi, hetuesit e Hagës së bashku me prokurorët e Matit arritën në konkluzionin se të dhënat që posedonin hetuesit e Hagës për atë që pretendohej se kishte ndodhur në Burrel, nuk rezultuan të vërteta. (nga Suela Gera, news24)
Shtuar më 29/10/2008, ora 23:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori