Trafiku i organeve, gazetaret e "The Guardian" ne Mat
Pëlqej
Albeu.com
Dy gazetare britanikë të gazetës “The Guardian”, kanë mbërritur në fshatin Gurrë të Matit, atje ku ish kryeprokurorja e Hagës Del Ponte pretendon se është kryer trafik organesh të ushtarëve serbë në kohën e luftës me Kosovën.Gazetari i “The Guardian” Paul Lewis udhëtoi në shtëpinë që është në qendër të dyshimeve ende të pavërtetuara të trafikut të organeve gjatë luftës në Kosovës. “7 anëtarët e familjes Katuçi ndodhen të ulur në dhomën e pritjes me duar në gjunj teksa shiu bie në dritaret e dhomës dhe i pëgjigjen pyetjeve të gazetarit britanik për një prej masakrave më të mëdha gjatë luftës në Kosovë.

Në shtëpinë e familjes Katuçi në veri të Shqipërisë besohet se ushtarët e UÇK kanë sjellë qindra ushtarë serbë për ti hequr organet, të cilat më pas trafikoheshin.
“Nuk e ka bërë“- thotë Mersin Katuci, kryefamiljari 50 vejcar duke thyer heshtjen.
“Ja pse jam i inatosur. Turpi na është hedhur mbi ne. Njerëzit në fshat na thonë “ Ju i vratë serbët, ju jeni njerëz të djallit. Ne jemi njerëz të varfër,- si mund të vrisnin qindra ushtarë në këtë shtëpi? "

Shtëpia do të vihet sërish në vëmendje kur Dick Marty- hetuesi special i mandatuar nga Këshilli i Evropës dhe skuadra e tij do të riekzaminojë shtëpinë 7 milje larg në jug të qytetit të Burrelit.

Hetimet në “shtëpinë klinikë” u bënë të ditura në muajin prill, kur ish kryeprokurorja e Hagës Karla del Ponte kishte thënë që ekziston një raport “i besueshëm” mbi fatin e ushtarëve serbë në këtë zonë.
Del Ponte tha se hetimet e saj u ndërprenë për shkak të mungesës së evidencës dhe resiztencës së disa figurave më të vjetra në OKB.
Sidoqoftë “The Guardian” arriti të ketë në dispozicioni raportin e një ekzaminimi mjekoligjor të bërë nga ekspertë të OKB në shtëpinë e Katuçit. Raporti i ekspertit të OKB-së José Pablo Baraybar, në fillim besohej se kishte humbur. Edhe pse jo i plotë tregon për gjurmë gjaku që mund të kishin qenë gjak njeriu në dy dhomat e poshtme të shtëpisë.

I flakur në një përrua aty pranë, thuhet ne raport, është gjetur materiale të cilat konsistojnë “jo kontradiktore me ato kirurgjikale”, si shiringa, hapa për gjum dhe shishe, si dhe 4 shishe boshe që kanë pasur përmbajtje droge. Duke përfshirë një që përmbante dhe ilac për relaksimin e muskujve.

I pyetur në lidhje me gjurmët e gjakut që janë gjetur nga skuadra e OKB, Katuçi tha se gruaja e tij kishte lindur në atë dhomë dhe se ato pajisje medicinale ishin përdorur nga anëtarët e familjes së tij gjatë lindjes pasi spitali më i afërt ishte disa orë larg.
Por Baraybar, ish drejtori i grupit të OKB për personat e humbur në Kosovë, tha se skuadra e tij kishte gjetur “evidenca të sakta” që saktësonin se aty kishte ndodhur heqja e organeve. Gjithashtu Prokurori kishte marrë dëshmi nga 8 dëshmitarë, mes tyre të ushtarëve të cilët pretendonin të kenë qenë aty gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, si dhe të një shoferi i cili pretendonte se kishte sjellë vetë në këtë shtëpi një grup i vogël ushtarësh serb duke i kaluar nga kufiri me Kosovën. Më pas shoferi përshkruante se kishte marrë paketa të cilat i dërgonte në aeroportin e Tiranës dhe kishin destinacion Turqinë. Sipas dëshmisë kirurgu që kryente operacionet ishte identifikuar si një doktor kosovar nga Pec, thotë Baraybar.

“Thertorja”
“Ajo cfarë burimet bëjnë të ditur duket sikur shtëpia ishte gati një thertore”- thotë Baraybar. "Njerëzit aty mbërrin të gjallë dhe më pas çdo gjë ndodhte brenda në shtëpi dhe njerëzit përfundonin të vdekur. Por sigurisht që ato jo vetëm që vriteshin. Qëllimi ishte heqja e ndonjë organi”. Fshatarë të inatosur kishin ndaluar Baraybar dhe skuadrën e tij të kryente hetime pranë një varreze, ku thuhet se trupat ishin varrosur. Në shtëpinë e Katuçit- familja paraqiti letra ku kërkonte kompensimi nga hetimi i OKB dhe ankoheshin se hetimet ishin kryer pa leje “Ajo çfarë unë dua është që të zbardhet e vërteta kështu që familjes time do ti njihet pafajësia- thotë 50 vejçari.

Prokurori i krimeve të luftës në Serbi nuk u lejua të hetojë, tha se kishte evidenca për trafikun e organeve nga hetimet e Dic Martit

Duke folur për herë të parë në fundjavë rreth hetimeve për trafikun e organeve Marty tha “ Kam nisur të mbledh të dhëna dhe shpresoj që së shpejti të vizitoj Beogradin, Prishtinën dhe Tiranën.
“A dukemi si një familje që mund të bëjmë të tilla gjëra”, thotë nipi i Katuçit, Defrim Kadriu 32 vjeç. A mos vallë kjo shtëpi është e përshtatshme për të trajtuar 300 persona? Nëse është e vërtetë atëherë familja ime le të varet përpara të gjithëve” përfundon ai. (nga Suela Gera, news24)
Shtuar më 26/11/2008, ora 02:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori