Trafikimi i qėnieve njerėzore vazhdon tė mbetet njė fenomen shqetėsues pėr shoqėrinė shqiptare e jo vetėm. Pas disa vitesh punė, institucionet e qeverisė qendrore, organizata jo fitimprurėse dhe shoqėria civile bashkohen sė bashku duke finalizuar marrėveshjen qė nėnshkruhet nga tė gjitha palėt, mes 13 agjencive shtetėrore dhe shoqėrisė civile pėr tu angazhuar tė gjitha hallkat nė luftėn kundėr
trafikimit tė personave.
Sipas prokurorisė sė Pėrgjithshme Shqipėria ėshtė vend origjine dhe ky ėshtė njė hap pėrpara nė bashkėpunimin midis institucioneve, megjithatė jemi tė ndėrgjegjshėm se duhet tė bėjmė akoma mė shumė u shprehėn pjesėmarrėsit.
"Pėr njė periudhė disa vjeēare trafikimi i qėnieve njerėzore ka qenė fenomen shqetėsues dhe vazhdon tė mbetet i tillė edhe pse nė pėrmasa mė tė vogla. Shqipėria aktualisht klasifikohet si njė vend origjine i
trafikimit tė qėnieve njerėzore, kryesisht tė femrave qė shfrytėzohen nė tregun e seksit dhe fėmijėve qė shfrytėzohen pėr punė. Ritrafikimi i viktimave femra pėr qėllime prostitucioni, i evidentuar nė raportin e DASH, duhet tė tėrheqė gjithashtu vėmendjen tonė mbi arsyet dhe masat e nevojshme, sikurse duhet tė tėrheqė vėmendjen goditja e zyrtarėve tė korruptuar qė mund tė stimulojnė kėtė vepritmari", tha Ina Rama, kryeprokurore.
Firmėtarėt e kėsaj marrėveshje janė
Ministria e Brendshme,
Ministria e Jashtme,
Ministria e Arsimit e Shkencės,
Ministria e Shėndetėsisė,
Ministria e punės, Prokuroria e Pėrgjithshme, IOM, dhe drejtues tė qendrave tė viktimave tė
trafikimit. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2012,
ora 14:05