Trafikonin njerëz nga Afrika, arrestohen 3 shqiptarë në Itali
Policia Italiane ka finalizuar me sukses një tjetër operacion për të shkatërruar një tjetër bandë që trafikonte njerëz nga Afrika e Veriut.

Burime nga mediat italiane tregojnë se në pranga kanë rënë 18 persona, ku mes tyre ishin edhe 3 shqiptarë.

Shqiptarët e arrestuar janë Gazmir Ismailaj, Redon Shametaj dhe Neri Shametaj, ndërsa bazën e organizatës kriminale e kishin në Milano.

Operacioni i policisë italiane u shtri në Milano, Genova, Reggio Emilia, Torino, Varese, Mantova, Reggio Calabria dhe Catania.

Organizata drejtohej nga egjiptianët, të cilët sipas përgjimeve të autoriteteve italiane kishin lidhje direkte me skafistët që bënin transportin e emigrantëve nga Afrika Veriore dhe Siria drejt Italisë.

Pas mbërritjes në Itali, kundrejt një pagese emigrantët dërgoheshin drejt vendeve të Perëndimit.

Udhëtimet realizoheshin me furgona dhe kamionë, apo edhe në bagazhe të makinave të vogla./albeu.com/


Shtuar më 31/01/2017, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori