Trafikonin kokainë nga Gjermania në Genova, shkatërrohet grupi i vëllezërve shqiptarë
Policia e Genovas në koordinim me Drejtorinë Distriktuale Antimafia dhe Prokurorinë ka ekzekutuar mandatet e firmosura nga gjykata për tetë arrestime me burg, dy arreste shtëpiakë dhe shtatë detyrime paraqitjeje për 17 persona, italianë e shqiptarë, të dyshuar për posedim dhe shitje kokaine.

Hetimi, nisur më 2017, ka bërë të mundur identifikimin e dy vëllezërve shqiptarë që importonin kokainë nga Gjermania në Liguria, duke shfrytëzuar lidhjet me shqiptarë të tjerë në Gjermani.

Me anë të korrierëve, droga kalonte përmes Francës, ku kishin një bazë logjistike në Cote d’Azur, deri në Genova, ku shpërndahej nga një rrjet kapilar shitësish në rrugë.

Vëllezërit Alfred e Klodian Plloçi siguronin drogën nga furnitorët dhe organizonin transportin duke e fshehur brenda makinave.

Një kanal tjetër furnizimi për vëllezërit Plloçi përfaqësohej nga dy shqiptarë të tjerë, një varësi të të cilëve ishte Aurel Hasanaj që merrej me pjesën më të madhe të dorëzimit të mallit në Genova dhe furnizonte rrjetin e shitësve të rrugës.

Hasanaj ndërkaq gjendet në burgun e Marassit, pas arrestimit më 29 maj 2019 në Genova, pasi u kap me tri kile kokainë.

Trafiku i kokainës nga jashtë Italisë ishte mjaft fitimprurës për grupin, i cili i investonte të ardhurat në aktivitetet të ndryshme, siç u zbulua edhe nga përgjimet telefonike.
Shtuar më 17/11/2020, ora 21:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori