Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Edhe për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e  masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet  kryesisht me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve reshje bore të dobta.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1- 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era në pjesën e dytë të ditës fiton shpejtesi deri 10-12m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                               

në zona malore 3 deri 15°C                                                                                                        

në zona e ulëta 5 deri 21°C                                                                                                                     

në zona bregdetare 7 deri 20°C


Shtuar 7.03.2023 16:26