Trafikonin drogë, si u kap në flagrancë i riu dhe mikja e tij në Elbasan
Policia ka vënë në pranga një të ri nga Ballshi dhe një femër 10 vite më të madhe nga Himara.

Mësohet se specialistët e seksionit të Qarkullimit Rrugor arritën të ndalonin automjetin me targa AA718AX drejtuar nga shtetasi Ervin Lamaj dhe pasagjere shtetasja Dhurata Balazi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Labinot-Fushë dhe konstatuan drogë brenda tij.


Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Lëndën Narkotike të dyshuar Cannabis Sativa

Tre telefona celularë të markave të ndryshme

Automjetin që drejtohej nga shtetasi Ervin Lamaj,
Gjatë veprimeve hetimore, rezulton se shtetasi Ervin Lamaj nuk posedon leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,”Drejtimi i automjetit pa dëshmi” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. /albeu.com/

Shtuar më 09/09/2017, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori