Trafikonin drogë me çanta drejt Greqisë, në pranga dy të rinj
Pëlqej
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë kufitare të Korçës, për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë Adriatik Rasa, 26 vjeç nga Lushnja dhe Besart Skënderasi, 28 vjeç nga Korça.

Ndalimi i tyre u bë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me Seksionin kundër Narkotikëve.

Sipas policisë, dy të arrestuarve iu sekuestrua një sasi prej 21 kg e 400 gr kanabis.

Në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll, në vendin e quajtur ‘Lugina e vogël’, këtyre shtetasve shërbimet policore të patrullës së kufirit të gjelbër, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale brenda një çante, një sasi prej 21 kg e 400 gr lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, të cilën synonin ta trafikonin drejt Greqisë. /albeu.com/


Shtuar më 19/06/2018, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori