Trafikonin armë dhe drogë midis Shqipërisë dhe Italisë, shkatërrohet banda
Pëlqej
Një bandë e përbërë nga shqiptarë, italianë dhe rumunë, e cila merrej me trafikimin e drogës dhe armëve është shkatërruar nga policia italiane. Banda kriminale trafikonte armë dhe drogë në linjën Shqipëri–Sardenjë dhe Itali e veriut.

Mediat italiane raportojnë se janë dhënë 28 urdhër arreste, mes tyre edhe për dy gra, ndërsa 30 të tjerë janë nën hetim. Të njëjtat burime shtojnë se arrestimet u kryen nga policia në krahinat e Nuoro, Sassari, Brescia dhe në Rumani.

Sakaq bëhet me dije se një nga shqiptarët e burgosur, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, do të përgjigjet për trafikimin e paligjshëm, ndërsa tre të tjerë mohuan krimin. /albeu.com/

Shtuar më 16/09/2014, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori