Trafikim të miturish e vjedhje, kush janë të radhës që morën "letrën" nga OFL
Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dy personave banues në Durrës dhe një tjetër në Korçë.

Shtetasit e mëposhtëm akuzohen për vepra të ndryshme penale dhe duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

F. Xh., banues në Korçë, i dënuar për veprën penaleTrafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim.

B. I., banues në Durrës, idënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

L. Sh., banues në Durrës, i dënuar për veprat penaleTrafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Njoftimi

OFL, 23 shtator

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

F. Xh., banues në Korçë, i dënuar për veprën penaleTrafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim.

B. I., banues në Durrës, idënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

L. Sh., banues në Durrës, i dënuar për veprat penaleTrafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Shtuar më 23/09/2020, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori