Trafikantët shqiptarë hidhen nga çatia në Itali për ti shpëtuar policisë
Dy vëllezër shqiptarë të cilët ishin në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike janë arrestuar nga polica italiane. Bëhet fjalë për vëllezërit Maringlon dhe Marius Alka dhe bashkëpunëtori i tyre Alessandri Scalinci, 32 vjeç.

Të shtunën në mbrëmje, karabinierët e Soleto-s kishin vënë re lëvizjet e dyshimta të personave dhe pas kontrollit ka arritur të zbulojë grupin e trafikantëve dhe të bëjë arrestimin e tyre.

Sipas policisë italiane, Maringlon Alka kishte tentuar të shpëtonte duke u hedhur nga maja e çatisë së banesës, por raportohet se nuk ka pësuar lëndime. Në cilësinë e provës materiale, atyre i’u sekuestrua rreth 400 gramë heroinë. /albeu.com/

Shtuar më 17/05/2016, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori