“Gënjeshtra”, Mbappe mohon largimin nga PSG: Jam i lumtur këtu

Kylian Mbappe foli ekskluzivisht për “La Gazzetta dello Sport”, pak pasi informoi Paris Saint-Germain se nuk do të rinovojë kontratën e tij, gjë që shkaktoi reagime nga parisienët dhe raportime të panumërta në media në mbarë botën gjë që e detyroi atë të përgjigjet në rrjetet sociale.

Në një lajm nga Le Parisien i cili informoi për dëshirën e tij për të shkuar te Real Madrid në verë ai mohoi të gjithë zërat që kanë qarkulluar ditët e fundit.

“Gënjeshtra. Gjithnjë e më e madhe. Tashmë kam thënë se do të vazhdoj sezonin e ardhshëm te PSG, ku jam shumë i lumtur”, tha ai.

“Nuk thashë se dua të shitem te Real Madridi apo që dua të largohem, vetëm se nuk do ta aktivizoj opsionin për një vit shtesë (deri në vitin 2025). Me PSG-në nuk ka pasur asnjëherë asnjë diskutim për rinovim dhe jam i lumtur që do të vazhdoj edhe një vit”, shtoi francezi.


Shtuar 14.06.2023 09:27

Tags: ,