I pa shqetësuar! Dalin pamjet, momenti ku i riu vjedh videoprojektorët në universitete (VIDEO)

Efektivë të komisariatit nr 4 në Tiranë kanë arrestuar një 29 vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur 18 video projektorë në 4 universitete të Tiranës.

Sipas burimeve, i riu hiqej si student për të hyrë në universitete.

Gjatë operacionit policia ka proceduar dhe një 40 vjeçar i cili ka përvetësuar sendet e vjedhura.

18 video projektorët, të dyshuar të vjedhur janë sekuestruar nga policia.


Shtuar 15.10.2022 11:25