Policia ka arrestuar një 40-vjeçar nga Fieri. Mësohet se i arrestuari është
shtetasi Ermal (Edmond) Brahimaj.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ai u vu në pranga në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi akuzohet për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për
trafikimin e
lëndëve narkotike”.
Njoftimi i policisë
“Më datë 28.12.2017
shtetasi i mësipërm është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit të tij në sistem,
shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore italiane kane lëshuar urdhër arrestin nr 19089 datë 24.10.2008 si dhe kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për
trafikimin e
lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Për veprime të mëtejshme u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij
shtetasi drejt Italisë. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2017,
ora 09:42