Ishte në arrati, arrestohet në Kakavijë i dënuari me 10 vite burg
Një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge e mbetur në tentativë është vënë tashmë në pranga. Burime nga policia bëjnë me dije se në pikën kufitare të Kakavijes është ndaluar i dënuari në mungesë, Kastriot Dida, 48 vjeç, nga Tepelena.

Ky shtetas tentoi mbrëmë të kalonte kufirin drejt Greqisë, ndërsa pas verifikimit në sistemin TIMS, rezultoi që ishte në kërkim.

Ai është dënuar me 10.6 vite burg në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për trafik droge e mbetur në tentativë. /albeu.com/


Shtuar më 26/10/2016, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori