Trafik droge drejt Italisë, shkatërrohet banda shqiptare, në pranga 12 shtetas
Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale prej 13 trafikantësh.

Burime nga policia italiane bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në disa qytete në Itali ku kanë arritur prangosjen e 13 trafikantëve të një bande të drejtuar nga shqiptarë.

Drejtuesi i bandës që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali është një shqiptar, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur nga autoritetet italiane.

Në pranga nga të dhënat e para të mediave italiane kanë rënë 12 shqiptarë dhe një shtetas italian, ndërsa të përfshirë janë edhe rumunët.

Operacioni i koduar 'coast to coast', 'nga bregu në breg' ndërsa banda funksiononte prej 10 vitesh dhe trafikonte përveç marijuanës edhe heroinë dhe kokainë nga Holanda.

Operacioni është koordinuar nga drejtoria Antimafia në Prokurorinë e Barit në bashkëpunim me atë të Foggias pas përgjimeve prej disa muajsh të lëvizjeve të bandës./albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori