Trafik armësh në Turqi: Europol operacionin ndërkombëtar, kontrolle edhe në Shqipëri
Europol në bashkëpunim me policinë e 24 vendeve evropiane, mes tyre edhe Shqipërisë kanë arrestuar 11 persona për trafik të paligjshëm të
armëve të prodhuara në
Turqi.
Sipas
Europol, trafiku i
armëve të prodhuara në
Turqi bëhej përmes Bullgarisë dhe më pas drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
Operacioni i koduar “BOSPHORUS” u udhëhoq nga policia rumune, por e mbështetur edhe nga
Europol.
“Operacioni u zhvillua mes harkut kohor të 2 dhe 11 nëntorit dhe gjatë këtyre
ditëve oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania kryen 81 bastisje shtëpish”, thuhet në njoftimin e
Europol.
Gjatë operacionit u arrestuan 11 persona, u sekuestruan 191 armë zjarri, 3 714 gëzhoja municioni, sasi të vogla të drogës përfshirë kanabis dhe kokainë, paketa cigare të stampuara, 1 automjet; 164 mjete piroteknike dhe dokumente identifikimi të falsifikuara.
“Rezultatet e mëparshme: para
ditëve të veprimit, të gjitha vendet pjesëmarrëse kryen aktivitete dhe hetime të ndryshme që çuan në kapjen shtesë të 1 585
armëve të zjarrit”, vijon me tej
Europol.
Shtuar më 16/11/2020,
ora 10:14