TRAFIK DROGE/Pranga zjarrfikësit në Librazhd
Një punonjës i zjarrfikëses në Librazhd dhe një tjetër shtetas janë vënë në pranga, lidhur me akuzën e vjedhjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike.

Shtetasit e ndaluar janë 28-vjeçari Endrit Disani, punonjës i zjarrfikëses në qytetin e Librazhdit dhe Ardit Hala.

Të dy këta shtetas janë ndalur me akuzën se vjedhjes të kryer në bashkëpunim, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Endrit Disanin dhe Ardit Halan. Ky i fundit rezulton person me precedentë penalë. /albeu.com/


Shtuar më 20/12/2016, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori