Ditën e sotme kryeministri Edi Rama emëroi zv/ministër të Ekonomisë dhe Financave, ekspertin e ekonomisë në PD, Besart
Kadia.
Në një intervistë për Abcneës,
Kadia u shpreh se ofertën e kreut të qeverisë e pranoi, pasi qëllimi i tij është të kontribuojë për Shqipërinë.
Gjithashtu ai ka dhënë një mesazh për Bashën, duke thënë "I uroj suksese Bashës".
Besart
Kadia ka mbaruar studimet bachelor dhe master për Shkenca Politike dhe
Ekonomike në Bristol University në Angli.
Ai ka punuar si audit për kompaninë Ernst & Young dhe nga viti 2009 shërben si pedagog në Micro dhe Macroekonomi në UET, ku po përfundon edhe doktoraturën mbi sfidat e tregut financiar në Shqipëri.
Gjithashtu
Kadia është edhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit për Liri
Ekonomike.
Shtuar më 11/11/2020,
ora 17:17