"Tradhti" brenda PS-së, deputetja socialiste i del kundër Ramës për taksën e rrugës
Ndërkohë që opozita ka nisur aksionin e gjërë kundër kryeministrit për taksën prej 5 në 10 euro për Rrugën e Kombit, Rama ka marrë goditje edhe brenda PS-së.

Deputetja socialiste, Klotilda Ferhati, është shprehur se taksa për "Rrugën e Kombit" është e papërballueshme nga qytetarët, duke i dhënë kështu një "shuplakë" Ramës.

Bashkim Shehu: Lëre deputeten, ju si qytetare jeni dakord që një qytetar i Shqipërisë e ka sot gjendjen ekonomike të paguaj 600 lekë për një kalim?

Ferhati: Jam shumë dakord që nuk i ka mundësitë. Por janë parashikuar, lehtësuar për qytetarët. Por kontrata parashikon lehtësira dhe janë ato para që kocensionari ua jep juve, që ju të ulni këto probleme. /albeu.com/

Shtuar më 03/04/2018, ora 08:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori