Townsend: Krahasimi Kosovë-Oseti Jugore është i gabuar
Albeu.com
Jim Townsend, drejtor i Programit për siguri ndërkombëtare në organizatën “Këshilli Atlantik i SHBA-ve”, ka thënë se “ky krahasim nuk është i duhur”.Tërheqjen e paraleles në mes të Kosovës dhe situatës së krijuar në Osetinë Jugore e ka kundërshtuar edhe një analist tjetër i njohur. Jim Townsend, drejtor i Programit për siguri ndërkombëtare në organizatën “Këshilli Atlantik i SHBA-ve”, ka thënë se “ky krahasim nuk është i duhur”.
“Në Kosovë kemi pasur spastrim etnik dhe ajo ka qenë viktimë e ish-regjimit nacionalist të Sllobodan Millosheviq. Presidenti i Gjeorgjisë, Saakashvili nuk ka bërë një gjë të tillë në Osetinë Jugore, as për nga aspekti i madhësisë së përndjekjes së popullatës, e as nga aspekti i ambicieve politike”, ka thënë ndër të tjera Townsend për “Zërin e Amerikës”, edicionin në gjuhën serbe.

Analisti po ashtu ka parashikuar pasoja të mëdha për Rusinë, për shkak të intervenimit të saj ushtarak në Gjeorgji. “Ky nuk është një aksion me të cilin mund të mburret Rusia, pasi që i është ulur imixhi në Perëndim. Natyrisht, Rusia nuk dëshiron të bëhet një shtet kriminel. Kjo do të mund të ndikonte në marrëdhëniet e saj financiare e ekonomike me Perëndimin, pasi që shumë shtete do të mund të vinin në pikëpyetje mbajtjen e raporteve me një shtet që është i dhënë pas intervenimit ushtarak ndaj një shteti të vogël, siç është Gjeorgjia”, ka thënë Townsend.
Shtuar më 13/08/2008, ora 18:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori