Totozani zgjidhet president i Shoqatës së Ombudsmaneve të Mesdheut
Igli Totozani
Avokati i Popullit, Igli Totozani është zgjedhur President i organizatës ndërkombëtare të Avokatëve të Popullit (ombudsmanëve) të Mesdheut. Në mbledhjen e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare të Ombudsmanëve të Mesdheut me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme u zgjodhën edhe Këshilli Administrativ dhe Byroja e re. Sekretar i Përgjithshëm i kësaj organizate u zgjodh Avokati i Popullit të Republikës Francese.

Shoqata e OmbudsmaneveMesdheut, ku bëjnë pjesë 27 vende, ndër të cilët, Franca, Spanja, Greqia, Maroku, Algjeria, Izraeli, Sllovenia, Maqedonia, Qipro etj. është krijuar më 19 dhjetor 2008 në Marsejë me rastin e mbledhjes së dytë të rrjetit mesdhetar të Ombudsmanëve. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2014, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori