Totozani: Të përhapim një kulturë demokratike
Pëlqej
Avokati i Popullit organizoi kete te njete në Tiranë seminarin “Ombusmani dhe rëndësia e tij për mbrojtjen e te drejtave qytetare dhe integrimin në BE”. “Në vendet perendimore proçesi i demokracisë ka kërkuar shume vite, të cilat kanë ardhur në ditët e sotme dhe kanë sjellë demokracitë liberaldemokratike perendimore. Pikërisht për këtë është e rendësishme të punojmë që perveç të drejtave të njeriut të përhapim një kulturë demokratike, pasi është mundësia për të gjithë njerëzit që të kuptojnë se kush është roli i Ombusmanit në një vend demokratik” tha Totozani ne fjalen e tij.

Ndërsa ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani, u shpreh se një nga problemet e mëdha të BE është distanca mes qytetarëve dhe institucioneve dhe se Avokati i Popullit shërben si një urë lidhëse mes qytetarëve dhe Avokatit të Popullit.

Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësuesi BE-së në Tirane, Clive Rumbold dhe ambasadori Italian në Tiranë, Massimo Gaiani, përfqësues të shoqatave të të drejtave të njeriur, të shoqërisë civile dhe përfaqësues të ligjit.

Shtuar më 25/09/2014, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori