Pritet të jetë vendi më i prekur, Gjermania i del në ndihmë Anglisë

Situata paraqitet kritike në Mbretërinë e Bashkuar, si pasojë e COVID-19.

Ndërkohë Gjermania ka shprehur solidaritetin e saj, duke i dhuruar 60 respiratorë.

Një zëdhënës i ministrisë gjermane konfirmoi një raport në “Der Spiegel”, sipas të cilit Forcat Federale të Mbrojtjes do të dërgojnë 60 respiratorë në Britani sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ministria gjermane tha se nuk do ta faturojë Britaninë e Madhe për respiratorët.

Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar ka marrë 480 respiratorë nga jashtë që nga fillimi i muajit mars.


Shtuar 9.04.2020 14:43