Gjimnazi në Gjirokastër kthehet në rrezik, pas maturantit infektohet mësuesja

Gjimnazi “Siri Shapllo”, në Gjirokastër është kthyer në një bombë biologjike.

Pas një maturanti, i cili rezultoi i infektuar, sot ka rezultuar pozitive edhe mësuesja e klasës së 10-të, e cila është karantinuar në banesë.

Menjëherë është vendosur mbyllja e klasës, nxënëseve i është bërë tampon, si dhe mësuesve.

Po ashtu Gjirokastra të infektuar ka edhe nga institucionet shtetërore. Mësohet se dy persona kanë rezultuar pozitivë në dogana e Kakavijës.


Shtuar 22.09.2020 07:45