Tornado godet Dallasin, shënohet viktima e parë
Dallasi është goditur nga një tornado e fuqishme duke shkaktuar 1 të vdekur.

Radari konfirmoi tornadon e goditur në afërsi të Aeroportit Love Field dhe u zhvendos në verilindje nëpër qytet rreth orës 9, të dielën, tha meteorologu i Shërbimit Kombëtar të Motit, Jason Godëin.

Nuk kishte raportime për viktima ose plagosje serioze në Teksas në fillim të së hënës, por zëdhënësi i zjarrfikësve Jason Evans thotë se tre persona ishin shtruar në spital për vlerësimin e dëmtimeve jo të rrezikshme për jetën. Dhjetëra mijëra njerëz ishin pa energji elektrike.

Ekuipazhet kontrolluan ditën e sotme nëpër rrënojat e shtëpive dhe bizneseve të shkatërruara nga tornado i furishëm një natë më parë, dhe bëjnë me dije se një person ka gjendur vdekjen pasi është goditur nga një pemë në Arkansas, pasi stuhitë u zhvendosën në verilindje.


Shtuar më 21/10/2019, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori