Toponimet, dy opsione në negociatat me Greqinë
Pala shqiptare dhe ajo greke kanë nisur diskutimet për gjetjen e një zgjidhjeje për sa i përket çështjes së toponimeve të fëmijëve shqiptarë të lindur në shtetin fqinj. Negociatorët po shqyrtojnë dy opsione për zgjidhjen e ceshtjes. Njëri është modeli që Greqia ka ndjekur për këtë çështje me Turqinë, që nënkupton shënimin në pasaportë të emrit të vendlindjes në dy gjuhë, në greqisht dhe shqip.

Një tjetër opsion, i cili po diskutohet mes palëve, është dhe ai i shënimit të emrit në pasaportë sipas gjuhës angleze, e cila është dhe gjuhë zyrtare ndërkombëtare.

Gjetja e një zgjidhje mes palëve do të mbyllë në mënyrë përfundimtare këtë problem të emigrantëve shqiptarë në Greqi. I ftuar në një intervistë televizive në “Vizion Plus”, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi se kjo çështje është në diskutim e sipër me palën greke dhe këto bisedime janë të përfshira në të gjitha nivelet politike. /albeu.com/

Shtuar më 14/01/2014, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori