TopNews: Numri i te vdekurve eshte 12
Albeu.com
Televizioni TopNews lajmeron se numri i te vdekurve ne aksionin Policor ne fshatarat e Tetoves eshte 8 nga ana e grupeve te armatosura shqiptare dhe 4 nga ana e forcave policore. Sipas banoreve plocia ka hapur zjarr edhe ndaj grave dhe femijeve.Burime per TopNews thone se operacinoi ne fjale konsiderohet si hakmarrje ndaj 2001-shit.
Deshmitare nga fshati Brodec mbi Tetove jane shprehur per TV ALSAT se luftimet dhe granatimet mbi fshat nuk jane asgje tjeter vecse hakmarrje e forcave maqedonase ndaj UCK dhe bazave te saj. Rajoni i Shipkovices ka qene baze kryesore e UCK. Deshmitaret thone se ka te vrare dhe te plagosur midis civileve.

Po ashtu bëhet e ditur se në këtë rajon janë dislokuar forca të mëdha të sigurisë, mjete të blinduara dhe helikopterë, të cilët shtijnë në drejtim ku janë të locuar grupet e armatosura rreth fshatit. Në fshat kanë ngelur të patërhequr banorët lokal, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Të gjitha linjat telefonike janë fikur dhe është ndërprerë komunikimi me këtë fshat. Parlamenti sot pritet të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar gjendjen e sigurisë në vend. Tensionimi i situatës në këtë rajon filloi pas vrasjes së Xhavit Morinës, që më pas u deklarua se ka qenë komandant i Armatës Kombëtare Shqiptare.
albeu/topnews/alsat
Shtuar më 07/11/2007, ora 21:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori