Topi: Inerci berishiste në PD, pa “mea culpa” nuk ka ringritje
Kryetari i Partisë Fryma së Re Demokratike jep vlerësimet e para për vendimet e qeverisë Rama, për të cilat ka disa rezerva, por nuk i kursen njëherazi kritikat edhe për opozitën e re demokrate. Në një intervistë për revistën Klan, ish-presidenti Topi shprehet se Partisë Demokratike i nevojitet një “mea culpa” e madhe për t’u ringritur.

“Sa kohë nuk ka absolutisht asnjë lloj ndryshimi në filozofinë e asaj partie, aq më shumë kur ish lideri i asaj partie vazhdon të jetë prezent në jetën politike me të njëjtat metoda dhe mënyra sjelljeje, unë besoj se nuk janë kushtet për të funksionuar mundësia e një komunikimi dhe bashkëpunimi politik. Ka shumë elementë që ne do i demonstrojmë nëpërmjet një pakete ndryshimesh kushtetuese, që kanë qenë pjesë e programit tonë politik. Uroj që të merret në konsideratë edhe nga forca të tjera politike pasi votimi në Kuvend kërkon 2/3 e votave ose referendum” shpreh Topi. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori