Topit i mohohet fjalimi në Lezhë, uron nga Presidenca
Presidenti i Republikës nuk ka marrë pjesë sot aktivitetin e organizuar në përkujtim të 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës pasi i është mohuar fjala e përshëndetjes. Nëpërmjet një njoftimi zyra Informimit Publik në këtë institucion sqaron se në një njoftim të marrë nga Protokolli i Shtetit ishte njoftuar se Presidentit i mohohet e drejta e fjalës dhe e përshëndetjes në këtë ceremoni.

Duke u nisur nga ky vendim presidenti ka vendosur të mos marrë pjesë formalisht në këtë ceremoni duke zgjedhur një formë tjetër komunikimi me qytetarët atë të mesazhit në faqen zyrtare të këtij institucioni. Ndërsa Presidenti e ka cilësuar përjashtimin e tij si shkelje flagrante e normave të Protokollit të Shtetit dhe si mungesë respekti për institucionet e shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2012, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori