Topi-Obamës: Të bashkohemi në luftën kundër terrorizmit
Bamir Topi
Presidenti Bamir Topi, me rastin e 10-vjetorit të sulmeve terroriste, i dërgoi një mesazh solidariteti presidentitShteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obamës. Në këtë mesazh, kreu i shtetit shqiptar ka shprehur solidaritetin më të sinqertë, duke u bashkuar me lutjet e amerikanëve, që shpirtrat e viktimave të prehen të qetë në parajsë.

“Është detyrë e gjithë popujve dhe qeverive të mbarë botës, të bashkohen në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar si armik i paqes dhe i sigurisë globale. Populli shqiptar ka qenë dhe do të mbetet edhe në të ardhmen përkrahë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kështjellës më të madhe të demokracisë dhe të paqes sot në botë. Në çdo moment historik për kombin shqiptar ne kemi patur përkrahë mbështetjen e fuqishme të popullit dhe të qeverisë amerikane”, thuhet në mesazhin e presidentit Topi.

Ndër të tjera, kreu i shtetit shqiptar, në këto momente të përkujtimit të mijëra viktimave të pafajshme, shprehë edhe një herë solidaritetin më të madh të gjithë familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit amerikan. SHBA ka përkujtuar sot, 10-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ku mbetën të vrarë 3.000 persona.
Shtuar më 11/09/2011, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori