Topi: Zgjedhjet nuk do te shtyhen
Albeu.com
Presidenti i Republikes hodhi poshte sot cdo mundesi qe zgjedhjet e 28 qershorit te shtyhen. Ai nderhyri per here te pare ne debatin per ceshtjen e kartave dhe kerkoi nga politika zgjidhjen e saj dhe dhenien fund te debatit. "Ajo qe populli ka nevoje te degjoje tani - tha kryetari i shtetit - jane programet e partive per zhvillimin e vendit".

Per here te pare qe pas fillimit te debatit per leternjoftimet, Presidenti i Republikes Bamir Topi, hodhi poshte prerazi cdo dyshim ne lidhje me implikimin qe debati mund te kete ne daten e zgjedhjeve.

"Kur ka debate te ketij karakteri qe vene ne dyshim, do behen zgjedhjet, s'do behen zgjedhjet, keto corientojne qytetarin, dhe une jam sot ketu qe te apeloj per zgjidhjen sa me te shpejte te ceshtjeve dhe debateve dhe njerezit te shkojne te aplikojne per leternjoftimet dhe te mos vihen ne dyshim asgje per zhvillimin e zgjedhjeve me daten 28 qershor. E them per here te pare ne kete ambient, ky eshte nje hap i gabuar i politikes shqiptare, e cila kishte tere kohen e mjaftueshme per t'u marre me kete problem. Sot partite politike duhet te perballnin programet e tyre dhe kjo eshte ajo qe do te degjoje publiku”, u shpreh Topi.

Presidenti u ndal me pas te cilesia e te berit politike, duke i cilesuar te dhimbshme rastet kur politikane te ndryshem dalin jashte karakterit te tyre.

"Disa prej tyre klonohen, nuk kane me fytyren e tyre, marrin zakonet e liderit, gjestikulacionet e liderit, por nuk kane me jetegjatesi”, tha Topi.

Kjo fraze e fundit ishte per studentet e shkolles politike te Keshillit te Europes, te cilet i pergatit qe ne angazhimin e tyre publik ne fushat prej nga vijne, do te hasen me brryla, qe nuk kane asgje te perbashket me kompeticionin. Por sipas Presidentit, e ardhmja jo vetem ne politike, eshte padiskutim e njerezve te ditur. (tch)
Shtuar më 21/04/2009, ora 23:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori