Topi: Vrasja, atentat ndaj sistemit të drejtësisë
Presidenti Bamir Topi
Presidenti Topi ka dënuar ashpër aktin kriminal të vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi sot në Vlorë. Në një deklaratë për shtyp presidenti Topi e ka cilësuar vrasjen e gjyqtarit si sulm mafioz dhe brutal dhe një atentat që i bëhet sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.

"Atentati ndaj një gjyqtari përbën kërcënim për shoqërinë dhe institucionet e shtetit", ka shtuar Topi.

Ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjes Konomi, kreu i shtetit ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse për hetimin e ngjarjes kriminale, të veprojnë me përkushtim e vendosmëri për zbulimin dhe dënimin e merituar të autorëve.
Shtuar më 09/09/2011, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori