Topi: Vleresoj metodologjine rigoroze te Kuvendit
Albeu.com
Vlerësoj metodologjinë rigoroze që po përdor Kuvendi. Kështu është shprehur presidenti Topi në lidhje me votimin në Kuvend të dekreteve të tij për në Gjykatën e Lartë.
Duke folur në nga Thethi ku është zhvilluar konferenca "Zhvillimi Ekonomik i Qëndrueshëm - Paqe Sociale" Topi ka theksuar se nuk dëshiron të bëjë komentë për kopetencat e Kuvendit por theksoi se vlerëson metodologjinë që po përdor ky institucion. Sipas tij duhet te nxirret mësim që edhe institucioni i presidentit të përdorë në mënyrë rigoroze kandidaturat që vijnë nga pushtetet e tjera.

Për sa i përket forumit Topi duke e cilësuar Thethin si kartolina më e bukur e veriut theksoi se me ardhjen e tij këtu ai ka zbuluar mrekullinë shqiptare.

Topi gjithashtu theksoi se do të ketë shumë projekte në të ardhmen e afërt për Thethin duke shtuar se parku i Bjeshkëve të Namuna që prek tre vendet Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi do të bëhet projekt turistik për të treja vendet.

Ndërkohë që ambasadori gjerman në Tiranë Bochardt i cili ka marrë pjesë në forum ka lancuar projektin e bashkëpunimit rajonal Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi për Bjeshkët e Namuna.
Shtuar më 09/07/2010, ora 15:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori