Tronditet sërish vendi ku u vra Carolina, zhduket në mënyrë misterioze biznesmeni 53 vjeçar

Pas vrasjes së Carolinës nga bashkëshorti i saj, një tjetër ngjarje misterioze ka ndodhur në bashkinë e Glyka Neras në Greqi.

Sipas mediave lokale, një biznesmen është zhdukur dhe ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme.

Mësohet se bëhet fjalë për 53-vjeçarin Stavros Dogiakis, për të cilin nuk ka gjurmë. Familjarët kanë publikuar edhe të dhënat e tij duke bërë thirrje për çdo informacion që mund të shërbejë në gjetjen e biznesmenit.

Ai ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Smart” me targa ZHA-8898 dhe nuk është parë më që prej ditës së djeshme.
Komunikimi i fundit ishte me nënën e tij, të cilën e pyeti nëse i kishte pirë ilaçet.


Shtuar 22.06.2021 12:44